Site icon PrishtinaPress

Osmani flet me Wood për paqen dhe sigurinë në rajon

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot është takuar me përfaqësuesin alternativ të Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara.

Në një postim në Facebook, Osmani u shpreh se janë takuar në selinë e Misionit të Përhershëm të ShBA-së në Kombe të Bashkuara.

” Në takim me Ambasadorin Robert Wood kishim sot një diskutim përmbajtësor dhe produktiv për sukseset e Kosovës si dhe për rëndësinë e bashkërendimit të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe sigurisë në rajon”, ka thënë Osmani.

Exit mobile version