Site icon PrishtinaPress

Osmani flet me Milanoviqin: E falënderova për mbështetjen e fuqishme në skenën ndërkombëtare

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun kroat Zoran Milanoviq.

Osmani, tregoi se e ka informuar presidentin kroat për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“E informova atë për zhvillimet në Kosovë dhe e falënderova Kroacinë për mbështetjen e vazhdueshme si një kontribues i rëndësishëm në stabilitetin rajonal dhe për mbështetjen e fuqishme për Kosovën në skenën ndërkombëtare”, shkroi Osmani në Twitter.

Exit mobile version