Site icon PrishtinaPress

Osmani flet me Kryeministrin e Holandës për situatën e sigurisë në vend: Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me Kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, në kuadër të Samitit të tretë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), me të cilin ka folur për situatën e sigurisë në vend, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator. 

Osmani ka thënë se gjatë bisedës me Rutte ka theksuar domosdoshmërinë që Serbia të mbahen përgjegjëse për sulmin terrorist, që ka thënë se paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin.

“Në EPC pata një shkëmbim me kryeministrin holandez @markrutte për situatën e sigurisë në vendin tonë. Theksova domosdoshmërinë që Serbia të mbahet përgjegjëse për aktin e saj terrorist dhe aktin e agresionit kundër Kosovës, i cili paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Ndryshe, Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup terrorist mëngjesin e 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

https://x.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1710189266540613912?s=20
Exit mobile version