1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Osmani flet me Bidenin në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s: E falënderova për përkushtimin ndaj Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit amerikan, Joe Biden, e përfaqësoi Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s që u mbajt në Washington.

E para e shtetit ka bërë të ditur se pati mundësinë që në përfundim të Samitit të NATO-s të flas me homologun e saj amerikan, Biden, teksa tha se pjesëmarrja në këtë aktivitet është e një rëndësie të veçantë për Kosovën.

“Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës dhe për këtë u jam mirënjohëse personalisht Presidentit Biden dhe SHBA-ve”.

“Në përfundim të Samitit, Presidentja Osmani ka biseduar me Presidentin Biden,  të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ka pasur mundësi të diskutojë edhe me liderë të tjerë nga disa shtete të botës”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Më tej, Osmani tha se 25 vite më parë, NATO e shpëtoi popullin e Kosovës nga shfarosja, kurse 25 vite pas, është nderë që t’i bashkojë forcat me aleatët në mbështetje të Ukrainës, nëpërmjet themelimit të iniciativës “Compact Ukrainë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img