Site icon PrishtinaPress

Osmani falënderon vendet që e mbështetën aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar vendet që kanë mbështetur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ajo falënderoi në Twitter Italinë, Francën, , Lituaninë, Estoninë Finlandën, Austrinë si dhe Bullgarinë. Kryeministri Albin Kurti dorëzoi zyrtarisht të enjten aplikacionin e Kosovës për t’u bërë pjesë e BE-së.

Ndryshe, të mërkuren e 14 dhjetorit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari, Glauk Konjufca firmosën dokumentin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, një ditë pas kryeministri Kurti këtë aplikim ia dorëzojë Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian./Prishtinapress/

Exit mobile version