1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Falënderoj deputeten britanike, Alicia Kearns, për ekspozimin e agjendës destruktive të Serbisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për deputeten britanike, Alicia Kearns, e cila bashkë me 10 kryetarë të komisioneve për Punë të Jashtme dhe 56 deputetë, i kanë bërë thirrje SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës.

Përmes letres është bërë thirrje që të jenë më kritikë ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Osmani në llogarinë e saj në Twitter, e ka konsideruar të rëndësishme përpjekjet e Kearns për ekspozimin e agjendës destruktive dhe destabilizuese të Serbisë.

“Faleminderit @aliciakearns për përpjekjet tuaja të palodhura në ekspozimin e agjendës destruktive dhe destabilizuese të Serbisë. Falënderoj të gjithë nënshkruesit për mbështetjen e tyre të fuqishme për sovranitetin dhe demokracinë e Kosovës. Së bashku, ne do të ruajmë vlerat tona të përbashkëta dhe do të forcojmë demokracinë”, shkroi Osmani.

Kearns në një postim të bërë në llogarinë e saj zyrtare në Tëitter, ka thënë se është e rrallë që kaq shumë Kryetarë të Komiteteve të Punëve të Jashtme të mblidhen bashkë për të ngritur shqetësimet e tyre.

“Ne kemi nevojë për diplomaci parandaluese, ku sigurohemi që do të ketë ekuilibër në marrëdhëniet tona dhe të mos përsërisim gabimet e së kaluarës. Është e rrallë që kaq shumë Kryetarë të Komiteteve të Punëve të Jashtme të mblidhen për të ngritur shqetësimet dhe për të shprehur një angazhim të përbashkët për de-përshkallëzimin”, ka thënë ajo.

“Përpjekjet e Serbisë për të prishur zgjedhjet demokratike në Kosovë duhet të denoncohen publikisht si ndërhyrje e huaj dhe duhet të ndërmerren veprime konkrete për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse,” thuhet në letrën e shkruar nga eksperti i Politikës së Jashtme të Bundestagut, Michael Roth, ai i Senatit të SHBA, Bob Menendez dhe kryetarët e komitetit të punëve të jashtme Republikës Çeke, Ukrainës, Irlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img