1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Evropiani i xhudos në Prishtinë hap i madh për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se organizimin e Kampionatit Evropian të Hapur të Xhudos në Prishtinë, e sheh në funksion të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Osmani gjatë ceremonisë zyrtare ka folur para xhudistëve pjesëmarrës para finaleve të Evropianit të Hapur të xhudos që për herë të parë po organizohet në vendin tonë.

“Kampionati Evropian i Hapur shënon një hap të rëndësishëm për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Pjesëmarrësve përmes këtij kampionati u ofrohet një mundësi e mirë për ta njohur shtetin e ri. Kampionati është mirënjohje për suksesin e xhudisteve tona. Xhudistët tanë po krijojnë një imazh shumë pozitiv për Kosovën”, ka thënë Osmani.

“Federata e Xhudos së Kosovës meriton vlerësim për organizimin e këtij kampionati”, ka shtuar e para e shtetit.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka falënderuar trajnerin Driton Kuka dhe ish-xhudisten, Majlinda Kelmendi për të gjitha sukseset e xhudos.

“Pa këta dy nuk do të ishim këtu”, ka thënë ai.

E kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka ka thënë se organizimi i kampionatit ka vlerë të madhe.

“Ai ka thënë se ky kampionat është ngjarja më e madhe sportive e organizuar ndonjëherë në Kosovë”, është shprehur ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img