6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Është dëshmuar që vetëm LDK-ja e ka me seriozitet krijimin e ushtrisë

Deputetja e Lidhjes Demokaratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka kritikuar kryeministrin Haradinaj i cili tha se LDK-ja ishte partia e vetme që e bllokoi procesin e ushtrisë.

“Gënjeshtrat nuk munden me qu asnjë proces përpara , deri tash është dëshmuar që vetëm LDK-ja e ka me seriozitet krijimin e ushtrisë. Në asnjë moment nuk ka pasur garancë se nëse vazhdohen vendet e rezervuara, votohet ushtria. Ky ka qenë një kurth”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, koalicioni qeverisës është në gjendje të bëjë çdo gjë për interesat e tyre personale.

“Jeni në gjendje që të rrezikoni miqësit esenciale dhe egzistenciale vetëm për me shpëtu lëkurën tuaj. Deri këtu jeni gjendje me shku tani na shitni moral ne, po cila është kultura politike kur LDK-ja ishte në pozitë. Ishte kultur e gazit lotësjellës dhe sot kryeministri vjen e ankohet sa duhet”, tha Osmani, duke shtuar se për partinë saj është ushtruar gjithmonë urrejtje.

Osmani ka folur edhe për dialogun e Kosovës me Serbinë, duke thënë se Qeveria as vetë nuk e di se cfarë flitet në dialog. Sipas Osmanit, institucionet e Kosovës janë komplet të çakorduar.

“Pse Qeveria po e lejon Hashim Thacin që takohet herë publikisht e herë fshehtas me vuciqin pa e ditur se për cka po flasn”, ka thënë deputetja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img