1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Erdogani mund ta bindë Vuçiqin ta njohë Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se presidenti turk, Recep Taip Erdogan mund ta bindë Serbinë për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Madje, gjatë një interviste për TRT World, Osmani i ka kërkuar homologut turk që ta vizitojë Kosovën.

Unë besoj që presidenti i Turqisë Recep Taip Erdogan ka rol të rëndësishëm te Vuçiqi që rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor është që ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Osmani më pas tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe që Serbia nuk po i respekton një mori marrëveshjes.

Presidentja e Kosovës ka folur edhe për raportet e mira mes Kosovës dhe Turqisë. Po ashtu ka folur edhe për ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, duke e lidhur edhe me situatën në Ukrainë. 

Ajo ka shtuar se Kosova do të ketë probleme me energjinë gjatë këtij dimri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img