2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Osmani e zhgënjyer që në Planin Evropian nuk përfshihet njohja reciproke

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë për mediumin britanik “The Sun”, ku ka folur për rrezikun e situatës në ballkan, duke theksuar se Serbia po synon ta marrë Kosovën, ashtu siç bëri Rusia me Krimenë.

Sipas saj, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është “thellësisht i lidhur” me Putinin, duke shtuar se Serbia synon ta marrë territorin e Kosovës, ashtu siç bëri Rusia me Krimenë.

Ajo ka thënë se Serbia po armatos dhe financon grupe paraushtarake.

Ndërkohë, Osmani ka folur edhe për Planin Evropian, duke thënë se janë absolutisht të zhgënjyer që njohja reciproke nuk përfshihet në mënyrë eksplicite në këtë marrëveshje.

Sipas saj, njohja reciproke është zgjidhja e vetme që mund të garantojë paqe dhe stabilitet afatgjatë.

Osmani ka shtuar se partnerët evropianë duhet t’ia rikujtojnë vazhdimisht Serbisë se Kosova është e pavarur dhe e tillë do të mbetet gjithmonë.

“Kjo është zgjidhja e vetme që mund të çojë në paqe dhe stabilitet afatgjatë. Serbia duhet të arrijë në atë pikë ku të kuptojë se realiteti i Kosovës si shtet i pavarur sovran është një realitet që do të ekzistojë përgjithmonë. Pra, sa më shpejt dhe sa më shumë që partnerët tanë ta thonë këtë dhe t’ia bëjnë të qartë Serbisë, aq më mirë për Serbinë, aq më mirë për rajonin dhe sigurisht për marrëdhëniet tona”, ka thënë ajo./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img