1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Osmani e thumbon Kurtin: Vënia në rrezik e aleancave apo luajtja bixhoz me to e rrezikon Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar mirëmbajtjen e aleancave.

Në fjalimin e saj vjetër, ajo e ka thumbuar kryeministrin Albin Kurti, i cili është kritikuar nga aleatët e Kosovës për veprime të njëanshme.

Para deputetëve, shefja e shtetit ka thënë se forca e Kosovës qëndron të aleancat.

“Forca e jonë më e madhe qëndron pikërisht në partneritetet tona. Aleanca mes shteteve janë më të mëdha e me të fuqishme sesa cilido prej nesh si politikan apo cilado palë zgjedhjes. Ato janë gurthemel i sukseseve tona dhe investim i një të ardhme ku Kosova do të jetë anëtar e barabartë në mes kombeve të lira”, ka thënë Osmani.

Ajo ka bërë me dije se vënia në rrezik e aleancave apo lutja bixhoz me to cenon vet mbrojtjen e Republikës së Kosovës.

“Aleancat janë këtu për na të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik e tyre, lutja bixhoz me to apo cenimi i tyre e cenon vet mbrojtjen e Republikës tonë. Shihni deklaratat e liderëve të superfuqive botërore, do të shihni qindra deklarata e fjalime se si çdo sfidë angazhohen ta kalojnë me aleatë, sepse nuk mund të ia dalin vetëm. Prandaj, asnjëherë nuk e kam kuptuar e as mirëkuptuar, as talljet që bëhen në llogari të aleatëve, as sulmet ndaj tyre e as keqpërdorimin i emrit të tyre për të fituar pushtet. Asnjë njëra e as tjera nuk i bën nder Kosovës. Përkundrazi, duhet shumë punë e shumë angazhim për mirëmbajtjen e aleatëve bazuar në parime dhe vlera. Vetëm kjo rrugë mund t`i çoi interesat e Kosovës përpara”, ka thënë Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img