Presidentja e vendit Vjosa Osmani, në prag të Samitit ndërkombëtar për veprim mbi inteligjencën artificiale ka qenë e ftuar tnë darkën e shtruar nga Presidenti Macron në pallatin Élysée.
Osman tha se “momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike dhe hapin mundësi të reja për bashkëpunim.”
“Së bashku me Presidentin Macron, Zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, Kryeministrin indian Narendra Modi, atë kanadez Justin Trudeau, e shumë liderë të tjerë botëror, si dhe liderë të disa prej kompanive më të mëdha botërore si Google, Open AI, Alibaba, etj, kishim mundësi të diskutojmë tema të rëndësishme në interes të qytetarëve që përfaqësojmë.”