4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: E rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia, NATO dhe forcat tona do të parandalojnë skenarët e Vuçiqit

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se është mjaft e rrezikshme për Kosovën të ketë një fqinj si Serbia.

Megjithatë ajo ka deklaruar se NATO së bashku me forcat e Kosovës, do të ndalojnë çfarëdolloj skenari të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

“Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e tensionuar, negociatat disi kanë ngecur, nuk ka dinamikë. Megjithatë, kohët e fundit Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar mbërritën dhe njoftuan një raund të ri bisedimesh. Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia, NATO dhe forcat tona do të parandalojnë skenarët e Vuçiqit”, ka deklaruar Osmani në një interviste të dhënë për të përditshmen kroate Vecerjnji list, transmeton Reporteri.net.

Osmani ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ku thotë se e kundërshton pasi Serbia pretendon të ketë kompetenca ekzekutive.

Presidentja Osmani hedh poshtë çdo mendim për ndarjen e vendit, ndërsa shton se kjo do të hapte kutinë e Pandorës. /Reporteri.net/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img