-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Osmani e quan femicid vrasjen e gruas në Ferizaj: Mjaft më me sistem të çalë të drejtësisë, dënim maksimal për vrasësin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vrasjes së 21 -vjeçares sot në qytetin e Ferizajt, nga ish-bashkëshorti i saj. 

Vrasjen e 21 vjeçares presidendtja e ka quajtur femicid.

“Edhe një burrë që vranë një grua. Sërish femicid! Edhe një përkujtim se këta vrasës mizor të cilët ia kanë mësyer të shkatërrojnë jo veç jetën e grave, por edhe thelbin e shoqërisë sonë mund të ndalen vetëm nëse të gjithë bashkohemi e rizgjohemi si shoqëri kundër këtij fenomeni të tmerrshëm.”, ka shkruar Osmani.

Presidentja ka kërkuar nga organet e drejtësisë dënime maksimale për vrasësit e grave.

”Mjaft më me dënime qesharake. Mjaft më me sistem të çalë të drejtësisë. Mjaft më me dështim të shtyllave që do të duhej të mbronin gratë tona, qytetarët tanë. Ngushëllime të sinqerta familjes!
Dënim maksimal për vrasësin!”, ka shtuar Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img