Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur me ceremoni shtetërore, presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.
Takimi i të dy presidentët kanë zhvilluar takim me dyer të mbyllura, kurse më pas do të mbajnë edhe konferencë për medie.
Pahor do të pritet në takim edhe nga kreu i Qeverisë, Albin Kurti.
Ai paraprakisht vizitoi Serbinë nga ku kërkoi nga Kosova që ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, kishte ardhur në Kosovë dy herë gjatë vitit të shkuar – më 13 maj dhe 29 nëntor./Prishtinapress/