Site icon PrishtinaPress

Osmani e Kurti bëhen bashkë në Podujevë, në zbulimin e shtatores se Ibrahim Rugovës

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë mbërritur në Podujevë në ceremoninë e zbulimit të shtatores të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

I pari në ceremoni ka arrtiur kryeministri Kurti, kurse pas tij presidentja Osmani.

Pranë tyre janë ulur ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, shkruan Reporteri.net.

Shtatorja është financuar me buxhetin e Komunës së Podujevës do të vendoset në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të administratës komunale. /Reporteri.net/.

Exit mobile version