Site icon PrishtinaPress

Osmani e kthen në Kuvend Ligjin për Këshillin e Sigurisë, shkak rrezikimi i sigurisë kombëtare të Kosovës

Ligji për Këshillin e Sigurisë së Kosovës është rikthyer në Kuvend me vendim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në vendimin e marrë nga Osmani, thuhet se ky ligj parasheh shfuqizimin e Ligjit Nr. 03/L-050 për Themelimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Presidentja Osmani ka theksuar se Ligji i miratuar nga Kuvendi ka fshirë të gjitha dispozitat e ligjit paraprak, me të cilin rregullohet mandati, funksionimi, kompetencat dhe përbërja e Këshillit në gjendje të jashtëzakonshme.

Tutje, ajo ka arsyetuar se në mungesë të një ligji tjetër në fuqi që e rregullon këtë fushë, funksionimi i Këshillit të Sigurisë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme mbetet krejtësisht i parregulluar, duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të shtetit të Kosovës dhe duke krijuar zbrazëti ligjore në rregullimin e funksionit të Këshillit të Sigurisë në gjendje të jashtëzakonshme.

Exit mobile version