Site icon PrishtinaPress

Osmani e Gërvalla në Forumin ‘Ulpiana’: Anëtarësimi në BE është e vetmja mënyrë që t’i mbajmë njerëzit brenda vendit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës ka organizuar Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana” të premten, ku sot ka folur ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili ka thënë se e vetmja mënyrë për të ndaluar emigrimin, është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Osmani tha se duhet gjetur mënyra të tjera që çojnë drejt integrimit evropian, pasi sipas tij arritja në BE nuk duket e shpejtë.

“E vetmja mënyrë që t’i mbajmë njerëzit është që t’i bashkëngjitemi BE-së. Shtetet kandidate siç është Maqedonia e Veriut i pranojnë 160 euro fonde për kokë banori ndërsa Bullgaria i merr 4700 euro për kokë banori. Pasi BE-ja nuk do të ndodhë aq shpejtë, e kemi promovuar këtë idenë e integrimit para anëtarësimit.

Mësimet e nxëna prej mandatit tim, së pari na nevojitet korniza ligjore për diasporën. E dyta, për momentin jemi anëtar i NATO-s që po negociojmë me BE dhe diaspora është e gjashta ose e shtata në agjendën time, kjo nuk është e mirë”, ka thënë ai.

Kurse kryediplomatja Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova ka nevojë për diasporën, por jo vetëm financiarisht.

“Përveç parave që diaspora sjellë ne kemi nevojë për përvojën e tyre nga diplomacitë e zhvilluara dhe vullnetin e tyre për të parë Kosovën të arrijë në nivel te shteteve që ata jetojnë. Na nevojitet edhe angazhimi politik i diasporës dhe mu për këtë është këshilluar mirë që t’i hapë diasporës të drejtën e votës sepse kjo e bënë skenën politike në Kosovë më demokratike, më evropiane”, ka thënë ajo

Exit mobile version