2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Osmani e dënon sulmin ndaj kryeministres daneze: Dhuna kundër çdo lideri është dhunë ndaj shpirtit të demokracisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka cilësuar si të tmerrshëm sulmin ndaj kryeministres së Danimarkës, Mette Frederiksen.

Osmani tha se sulmin ndaj Frederiksen e dënon ashpër, teksa tha se dhuna kundër çdo lideri, është sulm ndaj demokracisë.

“Sulmi i mbrëmjes së sotme ndaj kryeministres daneze Mette Frederiksen në Kopenhagë është i tmerrshëm. E dënoj ashpër. Dhuna kundër çdo lideri është një sulm ndaj vetë shpirtit të demokracisë. Qendro e fortë, e dashur Mette”, shkroi Osmani.

Kryeministrja daneze është sulmuar sonte në një shesh të Kopenhagës, ndërsa policia e ka arrestuar autorin e sulmit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img