Site icon PrishtinaPress

Osmani drejt Brukselit për samitin BE-Ballkani Perëndimor, do të flasë për përshpejtimin e integrimit të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bruksel për samitin e liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Presidentja udhëtoi për në Bruksel me ftesë të presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në këtë samit.

Presidenca njoftoi në Facebook se në takimin e liderëve të BE-së me ata të Ballkanit Perëndimor, Osmani “do të diskutojë nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit në dritë të sfidave të vazhdueshme të sigurisë në rajon dhe më gjerë, duke filluar me mbështetjen për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës”.

“Liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel ndër të tjera do të diskutojnë për procesin e zgjerimit dhe perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkërendimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të samitit, Presidentja Osmani “po ashtu do t’i informojë krerët e shteteve dhe të BE-së lidhur me situatën e sigurisë në vend, pas sulmit të agresionit të Serbisë më 24 shtator”, sipas njoftimit të Presidencës.

Exit mobile version