Presidentja e vendit Vjosa Osmani, e cila po ndjekë nga afër Lojërat Olimpike, është deklaruar për rezultatin e argjendtë që arriti Distria Krasniqi.
Osmani tha se Krasniqi e lartësoi flamurin e shtetit tonnë në majat më të larta.
“Shkëlqimi i Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta. Kosova është pafundësisht krenare. E argjendta e saj, vërtetë, është me shije ari, sepse Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë”, shkruan Osmani.
Postimi i saj i plotë: