Site icon PrishtinaPress

Osmani dhe Szunyog diskutuan për zhvillimet politike dhe ato të sigurisë

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka zhvilluar takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai ka bërë të ditur se në këtë takim i pari ndërmjet tyre për këtë vit është diskutuar për zhvillimet politike dhe të sigurisë, si dhe disa tema që kanë të bëjnë me agjendën e BE-së.

Szunyog, në një postim në X, tha se takimi me Osmanin ishte shumë i mirë.

Exit mobile version