Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeminsitri Albin Kurti, kanë ngushëlluar familjen mbretërore dhe popullit britanik për vdekjen e lartmadhërisë së saj Mbretëreshës Elizabeth II.
Osmani ka thënë se pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeta II, ka thënë se qytetarët e Kosovës janë thellësisht të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të lartmadhërisë së saj, andaj sot bashkëndjejmë me zemër të rënduar për këtë humbje të madhe së bashku me familjen mbretërore dhe të gjithë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar.
Osmani ka shkruar në Facebook, se vdekja e Lartmadhërisë së Saj shënon fundin e një epoke si monarkja më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, por trashëgimia e Elizabetës së Madhe do të vazhdojë të frymëzojë breza të tërë.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës, krahas miliona njerëzve anë e mbanë botës, janë thellësisht të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Lartmadhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II. Mbretëresha Elizabeta e udhëhoqi Mbretërinë e Bashkuar me zell, me hir e përulësi dhe e vendosi shërbimin dhe detyrën ndaj vendit të saj mbi çdo gjë tjetër. Ajo ishte një udhëheqëse e vërtetë dhe një grua e jashtëzakonshme. Vdekja e Lartmadhërisë së Saj shënon fundin e një epoke si monarkja më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, por trashëgimia e Elizabetës së Madhe do të vazhdojë të frymëzojë breza të tërë. Populli i Mbretërisë së Bashkuar na erdhi në ndihmë në ditët tona më të errëta, ndaj sot ne bashkëndjejmë me zemër të rënduar për këtë humbje të madhe së bashku me Familjen Mbretërore dhe të gjithë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar. U prehtë në paqe Lartmadhëria e Saj”, ka shkruar ajo.
Ndërsa, kryeminsitri Kurti, ka thënë se “Populli i Kosovës dhe unë i shprehim ngushëllimet tona më të thella familja mbretërore dhe popullit britanik për vdekjen e lartmadhërisë së saj Mbretëreshës Elizabeth II”.
“Përkushtimi, puna dhe përulësia e saj janë një frymëzim për të gjithë ne, veçanërisht në këto kohë të vështira. U prefsh në paqe”, ka shkruar Kurti.