Site icon PrishtinaPress

Osmani dhe Kurti e deklarojnë pasurinë – Presidentja kalon një milion euro, Kurti me kursime modeste

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin e pasurisë për zyrtarët e lartë shtetërorë për vitin 2025 – ndër ta edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Sipas formularit të dorëzuar nga Osmani, pasuria totale e saj dhe bashkëshortit tejkalon vlerën e një milion eurove.

Në kategorinë e pasurive të paluajtshme, presidentja ka deklaruar:

Si pasuri të luajtshme, Osmani ka deklaruar një veturë të përbashkët Mercedes-Benz, me vlerë 10,000 €.

Në pjesën e parave të gatshme, Osmani ka deklaruar 2,500 €.

jo ka bërë të ditur edhe të ardhurat vjetore si presidente e Republikës së Kosovës, të cilat janë përfshirë në formular.

Nga ana tjetër, edhe kryeministri Albin Kurti ka deklaruar pasurinë e tij për vitin aktual.

Sipas deklarimit, pasuria e paluajtshme mbetet e pandryshuar – bashkëshortja e tij posedon një banesë në vlerë prej 400,000 €.

Në llogarinë e tij bankare, Kurti ka deklaruar rreth 1,800 € para të gatshme.

Bashkëshortja e tij ka deklaruar 15,000 € në një bankë në Norvegji, si dhe 500 € të tjera si kursime të vajzës së tyre.

Kurti vazhdon të paguajë qira prej vetëm 250 € në një nga lagjet më të përshtatshme të Prishtinës.

Të gjitha këto të dhëna janë bërë publike nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, në kuadër të transparencës për pasuritë e zyrtarëve shtetërorë.

Exit mobile version