Site icon PrishtinaPress

Osmani dhe kryeministrja e Zelandës së Re takohen në New York

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Dyshja u takuan në New York, ku patën rastin të bisedojnë mbi demokracinë, me theks të veçantë për fuqizimin e gruas.

“Bota është më paqësore, më e drejtë dhe demokratike kur dëgjojmë zërat e grave dhe vajzave dhe i mbështesim ato që të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Kënaqësi të flas me Kryeministrin e Zelandës së Re, Jacinda Ardern në New York mbrëmë” shkroi Osmani në Twitter.

Presidentja ndau edhe një fotografi me kryeministren Ardern.

https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1572947477040402432?s=20&t=D0MFed-HyiGYhT-hKqlhCA

Ajo po qëndron në New York në kuadër të margjinave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së./Prishtinapress/

Exit mobile version