Site icon PrishtinaPress

Osmani dhe Konjufca vendosin lule te shtatorja e Kadri Zekës

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë vendosur lule te busti i Kadri Zekës në Prishtinë.

Këtë gjest, ata e kanë bërë me rastin e 42-vjetorit të vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, raporton Klan Kosova.

Gjatë ditës ata kanë bërë homazhe te varret e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, në Dubovik.

*Fotografia në ballinë është përdorur vetëm sa për ilustrim.

Exit mobile version