Presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë vendosur lule te busti i Kadri Zekës në Prishtinë.
Këtë gjest, ata e kanë bërë me rastin e 42-vjetorit të vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, raporton Klan Kosova.
Gjatë ditës ata kanë bërë homazhe te varret e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, në Dubovik.
*Fotografia në ballinë është përdorur vetëm sa për ilustrim.