Site icon PrishtinaPress

Osmani dhe ambasadori turk flasin për zhvillimet në veri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Në raport me zhvillimet e fundit në veri të vendit, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë kundër Republikës së Kosovës, Presidentja Osmani ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit me shtetet aleate dhe koordinimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së akteve të tilla.

Sipas Presidentes Osmani, institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht në menaxhimin e situatës aktuale, por edhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Në takim me ambasadorin Angili, Presidentja Osmani ka theksuar edhe përkushtimin e Kosovës për thellimin e raporteve bilaterale dhe intensifikimit të bashkëpunimit në politikën e jashtme me Turqinë.

Exit mobile version