Site icon PrishtinaPress

Osmani: Deri më tani mbi 12 mijë banesa janë pajisur me matësit e ngrohjes

Kryeshefi ekzekutiv i Termokos, Fisnik Osmani nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se deri më tani 12 mijë banesa janë pajisur me matësit e ngrohjes, të cilët përmes instalimit të mekanizmave të duhur do tu mundësojnë qyetarëve të paguajnë aq sa kanë shpenzuar.

Gjithashtu ai u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët akoma nuk kanë pranuar matësit e ngrohtores të kontaktojnë në numrin e telefonit të ndërmarrjes.

Ky është postimi i plotë i Osmanit:

Po ecim shpejtë!

Deri më sot, kemi arritur të pajisim rreth 12000 banesa me matësit e ngrohjes.

Me instalimin e valvulave termostatike, termokokave dhe alokatorëve në radiatorë, këto familje së shpejti do të faturohen me mënyrën e re të kalkulimit, përmes së cilës ato do të mund të paguajnë aq sa kanë shpenzuar.

Duke kontrolluar shpenzimet, kursehet energjia, krijohet një ambient i rehatshëm i jetesës dhe rrjedhimisht ruhet ambienti.

Nëse nuk i keni pranuar matësit e ri të ngrohjes, na kontaktoni sa më parë në 0800 999 00.

Exit mobile version