Site icon PrishtinaPress

Osmani dërgon përfaqësuesin e saj në takimin e Ambasadës amerikane për Asociacionin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të dërgojë një përfaqësues të kabinetit të saj në takimin e thirrur nga Amabsada amerikane në Prishtinë me 31 janar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe këshilltari për media nga Presidenca, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani do ta dërgoj një përfaqësues të Kabinetit të saj në këtë takim” tha Kupina për Indeksonline.

Në takimin e 31 janarit ka të ftuar nga opozita, shoqëria civile dhe politikanë, të cilët janë të ftuar për të diskutuar mbi krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ndërkohë, gjatë ditës, kryeminsitri Kurti njoftoi se nuk ka patur ftesë për një takim të tillë.

“Unë nuk jam ftuar në atë takim, por ata që janë ftuar, le të shkojnë në atë takim dhe le ta diskutojnë”, ka thënë Kurti për REL.

Exit mobile version