-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Osmani dekoron Walkerin, Tom Lantos, Daniel Fried, Josh Black dhe Ricardel: Faleminderit nga populli i Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani i ka dekoruar me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë Ambasadorin William Walker, Kongresistin e ndjerë Tom Lantos, Ambasadorin Daniel Fried, Josh Black dhe Mira Ricardel, të cilët i ka falënderuar në emër të popullit të Kosovës.

Osmani ka thënë se përrmes përpjekjeve të tyre të pandërprera dhe angazhimit të palëkundur për paqen, lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, ata janë disa nga aleatët amerikanë që kanë lënë një trashëgimi, e cila do të kujtohet gjithmonë me përurëlësi nga populli i Kosovës.

“Mbështetja e tyre ka formësuar të kaluarën tonë, fuqizon të tashmen tonë dhe frymëzon të ardhmen tonë! Për këtë kontribut, sot, në Washington D.C., pata nderin që, në emër të Republikës së Kosovës, t’i dekoroj me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë”, ka shkruar Osmani.

Ish-ambasadori amerikan, William Walker, gjatë vitit 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe kishte dokumentar krimet e kryera në Masakrën e Reçakut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img