-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e ShBA-së

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Nicole Chulick, zëvendësmdihmës sekretaren e Departamentit të Shtetit nga Byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë.

Në njoftim thuhet se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit, thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit Kosovë-SHBA, si dhe të arriturat e vazhdueshme të Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Në temën e të drejtave të njeriut, Osmani ka thënë se Kosova ka kornizën ligjore më të avancuar në Evropë, e cila buron nga Kushtetuta e Republikës.

Në këtë drejtim, Presidentja ka theksuar përkushtimin e Kosovës për ruajtjen e multietnicitetit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.

Me këtë rast, ajo ka potencuar rëndësinë që të përfundohet suksesshëm anëtarësimi në Këshillin e Evropës, si garancë shtesë për ruajtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimin e ligjit në vend.

Presidentja Osmani ka përsëritur se çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e ShBA-së dhe ka konfirmuar përkushtimin për vazhdimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në këtë frymë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img