Site icon PrishtinaPress

Osmani cakton Vasfije Krasniqin si të Dërguar të Posaçme Presidenciale për dhunën seksuale gjatë luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar ish-deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi Goodman si të Dërguar të Posaçëm Presidenciale për dhunën seksuale gjatë luftës.

Përmes një postimi në platformën X [ish-Twitter], Osmani ka thënë se Krasniqi në rolin e ri do të vazhdojë të kërkojë drejtësi dhe do të përforcojë zërat e të mbijetuarave përreth.

“Kam caktuar Vasfije Krasniqin si e Dërguar e Posaçëm Presidencial për dhunën seksuale gjatë luftës. Ajo i ka dhënë zë dhimbjes së mijëra grave të përdhunuara gjatë luftës në Kosovë. Në rolin e saj të ri, ajo do të vazhdojë kërkimin për drejtësi dhe do të përforcojë zërat e të mbijetuarve përreth”, shkroi ajo.

Exit mobile version