Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron sot në Singapor, ku ka takuar udhëheqësit e vendit dhe do të marrë pjesë në ‘NewEconomyForum’ të Bloomberg të këtij viti.
Ajo në platformnën “X” ka thënë se janë të përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Bizneset e suksesshme kosovare dhe ato të Singaporit u bashkuan për të diskutuar mundësitë e tregtisë dhe investimeve. Një moment historik i vërtetë dhe një hap premtues përpara në bashkëpunimin në rritje ndërmjet Kosovës dhe Singaporit, të cilin ne jemi të përkushtuar ta forcojmë në vitet e ardhshme”, ka shkruar Osmani.