Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë me James O’Brien, ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, lidhur me sulmin terrorist të 29 nëntorit ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina, bëri të ditur për Radio Evropën e Lirë se e para e shtetit ka diskutuar gjithashtu me udhëheqës të tjerë ndërkombëtarë, përfshirë sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy. Gjatë këtyre bisedave, Osmani i ka falënderuar për reagimin dhe dëmin e dënimit të sulmit ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës.
“Ajo [Osmani] i ka falënderuar për reagimin dhe dënimin e sulmit ndaj infrastrukturës vitale në Ibër-Lepenc. Diskutimet u fokusuan në sulmin e fundit terrorist ndaj infrastrukturës vitale të Kosovës dhe implikimet e tij për stabilitetin e Kosovës dhe më gjerë”, tha Kupina.