0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Osmani bisedon me Kasanofin për dialogun Kosovë-Serbi

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar në Pragë të Çekisë ndihmëssekretarin e ShBA-ve, Alexander Kasanof.

Sipas një postimi nga ana e të parës së vendit, ata diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi, e rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon, përcjell Klankosova.tv.

“Diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit, rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon, si dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi”, shkruan Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img