Site icon PrishtinaPress

Osmani bisedon me ambasadorin Carpenter tejkalimin “me sukses” të sfidave të përbashkëta

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në ShBA këtë javë, për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Gjatë kësaj kohe, e para e vendit po zhvillon takime me liderë shtetesh e me aktorë të ndryshëm politikë në administratën Biden.

E sot, Osmani ka takuar ambasadorin Michael Carpenter, Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë.

“Mirënjohëse për takimin e radhës me Ambasadorin Michael Carpenter, Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, ku diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë-ShBA në tejkalimin me sukses të sfidave të përbashkëta”, u shpreh presidentja Osmani në një postim në Facebook.

Exit mobile version