Site icon PrishtinaPress

Osmani: Bashkimi i komunave në asociacione është e drejtë që Kosova e njeh

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se bashkimi i komunave në asociacione është e drejtë që Kosova e njeh.

Osmani thotë se vetëmenaxhimi nënkupton respektim të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç kam thënë nga viti 2015 e tutje.

“Tek neni 7 ajo që quhet ‘vetëmenaxhim’ nga komuniteti ndërkombëtar është interpretuar si zbatim i obligimeve që Kosova ka marrë në vitin 2013. Kjo për mua si presidente e Republikës së Kosovës nënkupton respektim të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç kam thënë nga viti 2015 e tutje”.

“Bashkimi i komunave apo i qytetarëve në asociacione është e drejtë që tashmë Kosova e njeh me kushtetutën e saj, e ka njohur me pakon e Atissaarit, e njeh me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe njihet edhe përmes instrumenteve të Këshillit të Evropës të cilat drejtpërsëdrejti janë të aplikueshme në Kosovë. Nuk ka diçka të re, përveç atyre që tashmë janë në legjislacionin e aplikueshëm në Kosovë. Por, ajo mund të realizohet vetëm në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”, tha Osmani./KP

Exit mobile version