Site icon PrishtinaPress

Osmani ballë për ballë me Daçiqin në Podgoricë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e Procesit të vendeve të Evropës Juglindore.

Ajo ka thënë se është aty për t’i rikonfirmuar përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për paqe dhe stabilitet dhe për angazhim për të ardhme në institucionet euroatlantike.

“Përgëzoj Malin e Zi dhe Presidentin Jakov Milatović për kryesimin e suksesshëm të Procesit të sivjetëm të bashkëpunimit të Evropës Juglindore.”, ka thënë Osmani.

Ky është postimi i saj: 

Krahas liderëve dhe përfaqësuesve të tjerë të Evropës Juglindore, jam në Podgoricë për t’i rikonfirmuar përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, si dhe angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurtë brenda institucioneve euroatlantike.

Përgëzoj Malin e Zi dhe Presidentin Jakov Milatović për kryesimin e suksesshëm të Procesit të sivjetëm të bashkëpunimit të Evropës Juglindore./Paparaci.com/

Exit mobile version