Site icon PrishtinaPress

Osmani autorizon FSK-në për t’i dalë në ndihmë Turqisë pas tërmeteve vdekjeprurëse

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka autorizuar FSK-në për ndihmë ndaj Turqisë në tejkalimin e pasojave të tërmeteve të sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur vet presidenca, ku thuhet se Osmani, në cilësinë e komandantes supreme dhe në pajtim me kompetencat kushtetuese ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave të FSK-së në operacion ndërkombëtar humanitar në Turqi për t’i mbështetur përpjekjet e autoriteteve turke në tejkalimin e pasojave tragjike të tërmeteve që ndodhen sot, shkruan Reporteri.net.

“Presidentja Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin e Turqisë dhe ka deklaruar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Kujtojmë se Turqia është goditur se disa termete vdekjeprurëse, ku si pasojë e tyre mbeten të vdekur mbi 2 mijë e 600 persona.

 

Exit mobile version