1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Armët që u përdorën nga terroristët më 24 shtator, mund të arrijnë në Bruksel-Paris apo kudo tjetër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalën e saj para nisjes së Samitit BE-Ballkan Perëndimor në Bruksel ka përmendur edhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. Osmani ka thënë se Kosova ka qenë viktimë e një organizimi të financuar nga Serbia kundër Kosovës.

Shefja e shtetit ka thënë se Kosova është duke pritur që BE-ja të marrë masa kundër Serbisë, meqë Beogradi zyrtar duhet të mbahet përgjegjës.

“Kosova ka qenë viktimë e një agresioni më 24 shtator të këtij viti, ku Serbia organizoi, financoi një sulm kundër Republikës së Kosovës. Ne po vazhdojmë të presim që BE-ja të marrë masa kundër Serbisë për këtë sulm, sepse ata duhet të mbahen përgjegjës. Përgjegjësia dhe drejtësia duhet të jenë parime të paqes dhe sigurisë në rajon. Paqja dhe siguria janë parakushte për rritje, të ardhme dhe për zgjerim”, ka thënë presidentja Osmani.

Ajo tutje e pyetur nga gazetarët se sa është Kosova optimiste që Këshilli mund të marrë masa kundër Serbisë, ka thënë se s’ka shumë shpresë që diçka e tillë të ndodh në Këshill, megjithatë ka shtuar se Komisioni Evropian ka shumë potencial për të marrë masa, meqë hetimet tregojnë që sulmi i 24 shtatorit ka qenë një terrorizëm i sponsorizuar nga Serbia.

Osmani ka thënë se nuk bëhej fjalë thjeshtë për një grup njerëzish që morën armët nga fabrikat, por bëhet fjalë për një orkestrim dhe organizim të bërë nga institucionet shtetërore të Serbisë.

Presidentja e Kosovës se ato armët që përfunduan në duart e terroristëve më 24 shtator e që u përdorën kundër Kosovës, pas një kohë mund të përfundojnë në Bruksel, Paris apo kudo tjetër përmes këtyre terroristëve. Prandaj thotë Osmani, duhet një luftë e përbashkët kundër sulmeve të tilla.

“S’jemi shumë optimist që diçka do të vendoset në Këshill, sepse ka shtete anëtarë që nuk e përkrahin këtë, por sidoqoftë Komisioni ka shumë potencial për të marrë masa të tilla, sepse rezultatet e hetimit tregojnë që ka qenë terrorizëm i sponsorizuar nga Serbia. Nuk ishte një grup djemsh që morën armët nga e prodhuara nga fabrika në Serbi, sepse ishte një i orkestruar dhe organizuar nga institucionet shtetërore të Serbisë. Dhe ata po iu japin përkrahje politike për këta terroristë. E imagjinoni që ato armë përfunduan në duart e terroristëve, më 24 shtator u përdoren në Kosovë, por pas një kohe mund të përfundojnë përmes këtyre terroristëve në Bruksel apo Paris, apo diku tjetër. Është e rëndësishëm që në mënyrë kolektive t’i luftojmë këto sulme. Dhe unë shpresoj që më shumë e më shumë, shtetet anëtare do ta marrin këtë seriozisht. Sepse siç ka deklaruar Shtëpia e Bardhë, ishte plan për ta destabilizuar Ballkanin Perëndimor”, ka thënë shefja e shtetit të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img