1.6 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Osmani anulon vizitën shtetërore në Brunei pas zhvillimeve të fundit të sigurisë në vend 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka anuluar vizitën shtetërore në Brunei, shkaku i zhvillimeve të sigurisë në vend.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se Osmani pas sulmeve terroriste në infrastrukturën jetike të Republikës së Kosovës, ka anuluar vizitën shtetërore në Brunei. 

Presidentja ishte paraparë të udhëtonte sot në mëngjes për Brunei.

Në një bisedë telefonike të zhvilluar sot, Presidentja Osmani e ka njoftuar Madhërinë e Tij Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah, me zhvillimet aktuale të sigurisë në vend dhe janë dakorduar që vizitën e paraparë ta realizojë në një të ardhme të afërt dhe në një kohë të përshtatshme për të dy palët.

Ky vendim u mor pas shqyrtimit të kujdesshëm të situatës në zhvillim të sigurisë dhe nevojës për t’u koordinuar me të gjitha institucionet në vend në mënyrë që të garantohet siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img