1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Anëtarësimi në KiE është në dobi të garantimit dhe respektimit të të drejtave të gjithë qytetarëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës është në dobi të garantimit dhe respektimit të të drejtave të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Osmani i ka thënë këto gjatë takimit lamtumirës me ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë, Ronan Gargan.

Osmani e ka falënderuar Irlandën për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, ndërsa i kërkoi mbështetje të mëtutjeshme në procesin e anëtarësimit në Këshill të Evropës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë, Ronan Gargan të cilin e falënderoi për punën e deritanishme si ambasador jorezident në Kosovë dhe në të njëjtën kohë i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme. Në takim me ambasadorin Gargan, Presidentja Osmani e falënderoi shtetin e Irlandës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës që nga paslufta e deri më tani. Presidentja Osmani theksoi nevojën e mbështetjes nga Irlanda në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, procesin e anëtarësimit në BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Sipas Presidentes Osmani, anëtarësimi në Këshill të Evropës është në dobi të garantimit dhe respektimit të të drejtave të gjithë qytetarëve, pa dallim”, thuhet nga Presidenca e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img