1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Anëtarësimi në BE dhe NATO mbeten synime tona të përbashkëta

Presidentja Vjosa Osmani, tha se synimi i politikës së jashtme mbeten anëtarësimi në BE dhe NATO.

E para e shtetit në hapjen e edicionit të nëntë të Shkollës Pranverore Diplomatike, organizuara nga Akademia Diplomatike, shtoi se qëllimet e Kosova janë të qarta sa i përket bërjes pjesë në institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare.

Prandaj sipas saj, është i rëndësishëm bashkëpunimi në të gjitha fushat për të pasur paqe e siguri në rajon e më gjerë, duke iu referuar gjendjes së zgjidhjes në dialogun me Serbinë.

Osmani thotë se diplomacinë ekonomike ka një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e vendit, ndonëse pohon se Kosova si vend i vogël ka më shumë sfida.

“Kjo shkollë është mundësi për kontribut. E ardhmja në diplomaci është detyrë me përgjegjësi. Diplomatët kanë rol të rëndësishëm në ruajtjen e marrëdhënieve. Kemi shumë diplomatë në mbarë botën që po bëjnë punën e tyre. Ne kemi bërë përparim në politikën e jashtme”.

“Anëtarësimin në organizuar ndërkombëtare në BE dhe NATO mbeten synime tona të përbashkëta. Zgjidhja në dialogun me Serbinë, është sigurimi për paqe në rajon dhe më gjerë. Diplomacia ekonomike mbetet prioritet. Vente e vogla si Kosova e kanë më të vështirë, prandaj është shumë i rëndësishëm partneriteti sidomos në diplomacinë ekonomike”.

Zv. drejtori i Akademisë Diplomatike të Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili, diplomatët e rijnë përveç tjerash duhet që të jenë përgatitur edh ene aspektin ekonomik.

Kjo ngase sipas tij, këto njohuri do të kontribuonin në forcimin e ekonomisë vendëse, sjelljen e investimeve të reja e, krijimin e vendeve të punës etj, raporton EO.

“Në këtë aktivitet marrin pjesë mbi 40 shtet të botës. Pranimi i diplomatëve të ri është misioni kryesor i Shkollës. Shkolla i përgatitë diplomatët për një mjedis të gjerë. Diplomatët duhet të jenë të aftë për të bashkëvepruar edhe veprimet ekonomike. Diplomacia ekonomike është mjet për të forcuar ekonominë”.

“Diplomatët duhet të jenë të përgjegjës për të promovuar të mirta e vendlindjes, për të hapur rrugë për investime të reja e të forcuar bashkëpunimin rajonal e më gjerë. Ekonomia globale është çdo ditë më e zhvilluar, asnjë popull nuk mund të fuqizohet i izoluar prandaj edhe duhet bashkëpunim. Përfitimet janë të shumëfishtë të krijohen vende të punës të përmirësohet standardit i jetës etj”.

René Schlee, nga Fondacioni Friedrich Ebert, u shpreh i kënaqur që për disa vjet me radhë po e organizojnë këtë shkollë bashkë me Akademinë Diplomatike.

Sipas tij, ndonëse është bërë përparim ende duhet punë e angazhim i përbashkët në zhvillimin e diplomacisë, sidomos asaj ekonomike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img