10.1 C
Pristina
Saturday, October 26, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Alka e Sinjit një ngjarje që nderon rezistencën heroike të ushtarëve kroatë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me krerët shtetërorë të Kroacisë, mori pjesë në një ngjarje të rëndësishme për popullin kroat.

Osmani ka falënderuar presidentin Zoran Milanoviq për ftesën për t’iu bashkuar miqve kroatë në manifestimin Alka e Sinjit këtë vit.

“Në prani të mijëra qytetarëve kroatë dhe bashkë me liderë shtetëror të Kroacisë dhe Bosnje e Hercegovinës, shënuam Sinjska Alka, një nga ngjarjet më të rëndësishme për popullin kroat, që nderon rezistencën heroike të ushtarëve kroatë, nëpërmjet një sërë aktivitetesh kulturore”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, Osmani ka mbërritur në Sinj të Kroacisë me helikopterin “Black Hawk”, ku mori pjesë në manifestimin tradicional Alka e Sinjit, i cili organizohet nën patronazhin e Presidentit kroat.

Osmani më pastaj ka shëtitur në Sinj në shoqërinë e presidentit kroat Zoran Milanoviq.

https://www.facebook.com/share/pX8kz31j3CHcboum/?mibextid=WC7FNe

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img