Site icon PrishtinaPress

Oslo ndan sot Çmimin Nobel për Paqe

Këtë vit janë 331 të emëruar për çmimin – 216 nga të cilët individë dhe 115 grupe, tha Komiteti i Nobelit.
Komiteti i Nobelit në Oslo ndan sot Çmimin Nobel për Paqe.

Çmimi, çdo vit, i ndahet një individi ose grupi që ka bërë më së shumti për të çuar përpara paqen në botë.

Vitin e kaluar, fituese ka qenë Fushata Ndërkombëtare për Eliminimin e Armëve Bërthamore.

Këtë vit janë 331 të emëruar për çmimin – 216 nga të cilët individë dhe 115 grupe, tha Komiteti i Nobelit, transmeton Tch.

Sipas tij, kjo është shifra e dytë më e lartë e kandidatëve, pas asaj më 2016.

Këtë javë u ndanë çmimet Nobel edhe për mjekësi, fizikë dhe kimi.

Exit mobile version