Misioni i OSBE-së në Kosovë ka vlerësuar se nuk ka kushte të sigurisë për numërimin e votave në Kosovë.
Kjo gjë është thënë në një njoftim të dërguar në Zyrën e ashtuquajtur për Kosovën.
“Shefi i Misionit të OSBE-së, Jan Braathu informon se Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka vlerësuar se nuk ka mundësi për numërim të votave në qendrat e votimit në territorin e Kosovës ku ka serbë, dhe se misioni do të veprojë në përputhje me dispozitat e udhëzimet të cilat janë përcaktuar nga masat dhe veprimet që ishin aplikuar në situatën e përshkruar”, thuhet në këtë njoftim,raporton b92.
Sipas udhëzimeve për zhvillimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, përveç nëse nuk ekzistojnë kushtet e sigurisë për numërimin e votave në Kosovë, ato do të transferohen në Vranjë dhe Rashkë e është pikërisht komisioni zgjedhor i Serbisë që ka bërë kërkesë që i gjithë materiali procesit zgjedhor të shkojë në shtetin serb.