Site icon PrishtinaPress

OSBE-ja mirëpret përparimin në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë

Nënkryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Michael Georg Link, pas takimit në Ohër, e ka cilësuar si lajm të mirë arritjen e progresit dhe zhvillimin e marrëdhënieve normale dhe të fqinjësisë së mirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ky është një lajm shumë i mirë nga bisedimet e nivelit të lartë të Dialogut të Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, bazuar në progresin e arritur më 27 shkurt të këtij viti, ku palët ranë dakord për planin franko-gjerman, i cili u mbështet nga të gjithë shtetet anëtare të BE-së”, tha Link.

Link shtoi se duke rënë dakord me planin franko-gjerman më 27 shkurt dhe aneksin e tij më 18 mars, Vuçiq dhe Kurti treguan pjekurinë e lidershipit të tyre politik.

Exit mobile version