Site icon PrishtinaPress

ORSAY, brendi i preferuar i femrave, hap dyqanin e radhës në Kosovë.

Më datë 16.09.2022 ORSAY do të hapë dyqanin e tretë në Kosovë, në Qendrën Tregtare Central Park. ORSAY është një brend ndërkombëtar i modës me veshje dhe aksesorë të dedikuar për gratë. Historia e modës së brendit filloi në Francë dhe misioni i saj ka qenë gjithmonë të veshë femrat duke vënë në qendër të vëmendjes feminitetin e tyre.

ORSAY u themelua në vitin 1975 me synimin për të sjellë modën “franceze” në Gjermani dhe në shumicën e vendeve të Evropës Lindore. “Pasioni ynë për pëlhurat dhe printimet shprehet në mënyrë të përkryer në emrin tonë – ORSAY – si Muzeu Impressionist Parisian. Sot, ne jemi shumë të lumtur që në momentin kur brendi jonë së shpejti do të festojë gjysmë shekulli, ne mund të zhvillojmë praninë tonë edhe në tregun e Kosovës. Shpresojmë që koleksioni ynë femëror me tendencat elegante të pëlqehet edhe më shumë këtu, si në të gjithë botën.”

Balancimi mes pamjeve klasike, tendencave më të reja dhe fokusit në detaje, me aksesorë të kombinuar në mënyrë perfekte është thelbi i asortimentit ORSAY. Linjat e ndryshme të veshjeve të përshtatshme për festa, raste familjare, takime biznesi dhe stile të përditshme si xhinse apo bluza bazike, e bëjnë brendin Orsay një shoqëruese të përditshme për çdo grua. Dhe cili është elementi më ikonë i koleksionit ORSAY? Padyshim fustanet – gjithmonë të dizajnuara për të shprehur feminitetin me ngjyra, tekstura, modele të bukura dhe për të përmirësuar të gjitha format femërore.

Dyqani i ri ORSAY në Central Park do të jetë i hapur nga dita e premte 16.09.2022 nga ora 18:00. Stafi mikpritës i ORSAYju fton për një hapje të mrekullueshme dhe një atmosferëperfekte për takime femërore me modën “franceze”.

Për më shumë na ndjekni në faqen tonë në Facebook: ORSAY

Exit mobile version