0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Oriz me mish pule, salcë soje dhe kërpudha

Recetë e shkëlqyeshme e cila i jep shije të përsosur këtij ushqimi

Përbërësit:

– 300 g oriz;
– 300 g mish të bardhë pule (mundet edhe mish tjetër i pulës);
– 100 g presh;
– 2 domate;
– 2 speca djegës;
– 3 thelpinj hudhre;
– 1 qepë;
– 2 – 3 kërpudha;
– 200 g gjalpë (bën edhe vaj);
– 2 – 3 lugë salcë soje;
– 1 lugë e vogël kripë;
– 2 – 3 vezë.

Përgatitja:

Orizit jepni një valë dhe pastaj lëreni të zihet edhe dhjetë minuta në avull.

Përzieni specat, domatet, qepën dhe hudhrën.

Nxehni gjalpin dhe qiteni në tretjen e përzier dhe lëreni të vlojë pesë minuta. Shtoni mishin e prerë imët të pulës dhe zieni rreth dhjetë minuta.

Pastaj qitni kërpudhat e grira dhe preshin dhe të gjitha bashkë zieni edhe disa minuta që orizi dhe të gjithë përbërësit të fërgohen dhe mund t’i shërbeni menjëherë, sepse më të shijshme janë derisa janë të ngrohta.

Ju bëftë mirë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img